One Host ndërton identitetin tënd digjital — nga domain e hosting deri te platforma e shitjes online. Çdo projekt, i sigurt, i shpejtë dhe i dizajnuar për me u dukë si kompani serioze.
Çdo Projekt fillon me një mesazh.
Çdo pako përfshin domain, hosting profesional dhe siguri maksimale. Dallimi është sa komplekse e fuqishme don ta ki webfaqen — nga prezencë profesionale deri te platformë e plotë me pagesa online.
Zgjedhni domainin tuaj — emri me të cilin do njihet biznesi juaj në internet. Na shkruani emrin që dëshironi, ekipi e verifikon disponueshmërinë dhe e aktivizon për ju brenda pak orësh.
Na shkruani emrin e domainit që dëshironi (p.sh. biznesijuaj.com) — përmes formularit më poshtë ose direkt nga butoni "Porosit Domain" në header, kudo që gjendeni në faqe. Verifikojmë disponueshmërinë dhe e aktivizojmë sapo konfirmohet pagesa.
Nga server i përbashkët deri te server dedikuar — secili nivel sjell më shumë resurse, kontroll dhe performancë.
Hosting profesional për webfaqe biznesi — i shpejtë, i sigurt, gati për shop online 24/7.
Resurse të dedikuara, kontroll i plotë dhe performancë e qëndrueshme për projekte që rriten.
Server i plotë vetëm për ty — për platforma me trafik të lartë e kërkesa serioze sigurie.
Ndërtojmë aplikacione native dhe cross-platform, nga ideja deri te publikimi në App Store & Google Play.
Menaxhim i stafit, pagave, lejeve dhe performancës së punëtorëve.
Menaxhim klientësh, shitjesh dhe komunikimi me biznesin tuaj.
Aplikacione të personalizuara për operacionet e përditshme të kompanisë.
Platforma për porosi udhëtimesh, ndjekje live dhe pagesa në aplikacion.
Programe stërvitje, ndjekje progresi, abonime dhe rezervim seancash në palestër.
Platforma sociale me profile, postime, mesazhe dhe ndjekje në kohë reale.
Kemi ndërtuar aplikacione dhe web-aplikacione edhe për biznese në Gjermani, Austri, Londër, SHBA etj.
Zhvillojmë sisteme softuerike të personalizuara, sipas natyrës dhe nevojave specifike të çdo industrie.
Web-aplikacione të dedikuara që digjitalizojnë çdo proces të biznesit tuaj — pa letra, pa Excel, krejt në një vend, i qasshëm nga çdo pajisje.
Digjitalizoni krejt shkollën — regjistrime, notat, oraret, prezenca, komunikimi me prindër dhe stafin akademik, krejt në një platformë.
Porosi, tavolina, kuzhinë, faturim dhe raporte shitjesh në kohë reale, nga një panel i thjeshtë e i shpejtë.
Kontrolloni stokun, hyrje-daljet e mallit dhe shitjet në pikën e shitjes, me raporte automatike për çdo depo.
Planifikoni turnet, ndiqni orët e punës dhe lejet e stafit, me njoftime automatike për çdo ndryshim.
Krijoni fatura, ndiqni pagesat dhe shpenzimet, me raporte financiare të gatshme për çdo periudhë.
Sistem online për rezervime, histori klientësh dhe komunikim automatik — ideal për hotele, salla bukurie e klinika.
Menaxhim abonimesh, orare stërvitje dhe ndjekje klientësh, krejt online për gjimet dhe studiot e fitnesit.
Sistem online për menaxhim përmbajtjeje, profile dhe komunitete — i ndërtuar sipas nevojave të biznesit tuaj.
Nga Kosova deri në Zvicër, Gjermani, Austri e SHBA — kompani të industrive të ndryshme na kanë besuar prezencën e tyre online. Kemi realizuar webfaqe dhe web-aplikacione edhe për kompani në Zvicër, Austri, Gjermani, Londër, SHBA etj. — krejt projekte të kompletuara me sukses.
Katër hapa të thjeshtë, transparentë — pa surpriza nga fillimi deri te dita kur webfaqja shkon live.
Zgjedh pakon për biznes, domainin, ose shërbimin e hosting/serverit që të nevojitet. Merr 2 minuta.
Mesazhi mbërrin direkt në info@one-host.eu — ekipi e shqyrton dhe të kthen përgjigje shpejt.
PayPal, Wise, Bank Transfer, ose na lë me ju kontaktu ekipa për detajet e aktivizimit.
Sapo konfirmohet pagesa, ekipi fillon punën dhe ju njofton për çdo hap deri sa shkon live.
Çdo email vjen direkt te ekipi i One Host. Big projects, biznese të vogla, ose ide që sapo po lindin — të gjitha fillojnë me një mesazh.